Ramosi, një foto me CR7-ën pas ndeshjes, por nuk e la të shënonte!

Kristiano Ronaldo njihet si një nga golshënuesit më të mëdhenj të sotëm në futboll, dhe në të gjitha kohët, por as ai nuk qe në gjendje të realizonte gol ndaj Spanjës, në barazimin 0-0 me Portugalinë. Ishte hera e parë që dy ish-shokët tek Reali, Ronaldo dhe Sergio Ramos, u vunë ballë për ballë, ndërsa e përditshmja “Marka” ka shkruar se ata nuk kanë folur me njëri-tjetrin të paktën për 2 vjet, që kur u përplasën për Topin e Artë të fituar nga Luka Modriç. Gjithsesi, kapiteni spanjoll vendosi t’i jepte fund këtij “acari” ndaj nxitoi në dhomën e zhveshjes së Portugalisë për të bërë një foto me dy ish-shokët tek Reali, Kristianon dhe Pepen. “Ne jemi ende këtej rrotull, – shkruajti ai, – kemi edhe shumë gjëra të tjera për të provuar. i lumtur që ju shoh, miqtë e mi”.

Sfidanti.al