Racizëm në “themel” të futbollit anglez, u lumtë lojtarëe vendas

Nuk ishte një ndeshje nën “dritat e skenës”, flitet për kategorinë e pestë angleze, ajo që quhet “liga kombëtare” (National League). Në ndeshjen Hartlepul-Dover ndodhi ajo që ngjan disa herë, pra pati racizëm me imitim majmuni për lojtarë miq me ngjyrë. Natyrisht, pati gabim edhe nga këta të fundit, që festuan golin e shënuar mu përpara tifozëve të Hartlepulit, por gjithsesi reagimi i një pjese të publikut ishte i rëndë. Gjëja më e bukur në ndeshje ishte se pati lojtarë vendas, si Gas Mafuta, që i dolën kundër tifozëve të tyre. Pati 11 minuta vonesë loje, derisa gjendja u qetësua disi. Reagimi në rrjetet sociale ishte i fuqishëm kundër racizmit, ndërsa vetë klubi i Hartlepulit mbështeti lojtarët miq të ofenduar.

Sfidanti.al