Që nga Bufon tek Riberi, ja yjet që kanë refuzuar Barcelonën

Barcelona është vërtetë një prej ekipeve më të mëdha në botë, por jo të gjithë e kanë ëndërr të veshin unifoëmën “Blaugrana”, madje janë disa futbollistë që kanë refuzuar të jenë rezidentë në “Kamp Nou”. E përditshmja sportive spanjolle “Marca”, e cila është e afërt me Realin e Madridit, ka publikuar një listë prej dhjetë futbollistësh, që kanë refuzuar të transferohen në radhët e klubit katalanas.

Dhe ndër ta ka edhe emra të mëdhenj, duke filluar nga Bufon dhe vazhduar me Odegard, Mesut Ozil, Danilo, Bejl, Karembë, Bekam, Koke, Gameiro dhe Riberi, disa prej tyre vërtetë yje të futbollit botëror. Por pavarësisht kësaj, katalanasit vazhdojnë të mbeten një klub I preferuar në merkato.