Portieri filipinas, nga i harruar në hero të Premier Ligës!

Emri i tij është tipik anglez, Neil Eterixh (Etheridge), por i përket Filipineve. Portieri 28-vjeçar ka mamanë nga shteti në Azinë Juglindore dhe me këtë nënshtetësi po merr pjesë në Premier Ligën angleze, një kampionat me 66 kombësi të ndryshme.

Eterixh u bë hero për Kardif Sitin, pasi priti penallti në debutim, në ndeshjen e humbur 0-2 ndaj Bornmuthit, i pari që e bën këtë në debutim që nga Mekgregor i Hull Sitit në 2013. Jo vetëm kaq, por ai priti penallti në minutën e fundit ndaj Njukasëllit, duke ruajtur barazimin 0-0.

I fundit që ia kishte dalë kishte qenë portieri i Totenhemit, Erik Torstved, në vitin e largët 1992, në themelimin e Premier Ligës. Gjithsesi, Eterixh mund të kishte pasur fat tjetër. Ai kishte mbetur pa ekip dhe në një moment dëshpërimi, shiti shtëpinë e makinën dhe ishte një javë larg largimit për në Filipine. Në atë kohë arriti oferta e Kardifit.

Sfidanti.al