Petr Çeh hyn në historinë e Premier Ligës, 200 ndeshje pa pësuar gol!

Portieri i Arsenali të Londrës, Peter Çeh, hyri në historinë e Premier Ligës angleze, pasi, në ndeshjen e fundit ndaj Uotfordit (3-0), ai nuk pësoi gol që do të thotë se ai nuk ka pësuar gol në 200 ndeshje në konkurrimin e njerës prej ligave më të forta të futbollit në botë.

Çehu, madje, priti në këtë ndeshje penallti, për herë të parë, në karrierën e tij tek Arsenali, duke arritur ndërkohë një jubile të pazakontë prej 200 ndeshjesh pa pësuar gol.

“Ky është një sukses i im personal i jashtëzakonshëm. Mua m’u deshën 18 ndeshje që të arrija deri te shifra 199 ndeshje pa pësuar gol dhe 11 ndeshje që të arrija shifrën rekord 200. Sidoqoftë, këto shifra nuk kanë shumë rëndësi, sepse rëndësi ka që Arsenali të fitojë”, vuri në dukje portieri veteran çek.

Ka shumë mundësi se Çehu do ta mbajë gjatë këtë rekord, pasi as në horizont nuk duket ndonjë portier në Angli që, momentalisht, të jetë afër këtij portieri të shkëlqyer. Më pranë tij, janë më shumë portierë që kanë dalë në pension ose nuk luajnë në Angli. I dyti në këtë listë ështe Dejvid Xhejms me 169 ndeshje pa pësuar gol, ndërsa, më pas, vijnë Mark Shvarcer -151, Dejvid Simon -140, Najxhëll Martin – 137, Pepe Reina – 134, Edvin Van Der Sar -132, etj.