Paraja shkon te paraja; Championsi pasuron vetëm të mëdhatë

Champions League është një kompeticion në të cilin cdo skuadër dëshiron të marrë pjesë e sidomos ta fitojë. Kjo jo vetëm sepse shkruan emrin në futbollin evropian, por edhe për përfitimet financiare që siguron. Cdo vit UEFA akordon shpërblime të majme për skuadrat pjesëmarrëse dhe kuptohet edhe për ato që avancojnë në cdo raund, deri tek skuadrat fituese.

UEFA ka përpiluar bilancin e 25 viteve të fundit që nga sezoni 1992/1993 kur Kupa e Kampioneve ndryshoi format për t’u bërë Liga e Kampioneve dhe skuadrat që duket se kanë përfituar më shumë nga ky kompeticion janë pikërisht Reali i Madridir, Bajerni i Mynihut dhe Barcelona që në total kanë pasuruar arkat e tyre me 2.2 miliardë Euro. Rekordin në këtë pikë e mban pikërisht Reali i Madridit, fituesi i 3 edicioneve të fundit të Ligës së Kampioneve me 778.2 milionë Euro, i ndjekur nga skuadra bavareze e Bajernit me 743.9 milionë, ndërsa Barcelona është në shkallën e tretë të podiumit me 693.6 milionë Euro.

Klasifikimi vijon me Juventusin që  ndodhet përpara klubeve angleze mancester Junajtid, Celsi dhe Arsenal, ndërkohë që dhjetëshen e skuadrave që kanë përfituar më shumë nga shpërblimet e UEFA e plotësojnë Paris Sën Zhermeni dhe Roma.

sfidanti.al