Pa shumë emocione shorti i Botërorit, gjigandët shmangin njëri-tjetrin!

Nuk do të ketë përplasje tepër të forta në grupet eleminatore për në Kupën e Botës “Katar 2022”. Shorti i hedhur sot në orën 18:00 në Zyrih, pak a shumë siç pritej, i ndau gjigandët nga njëri-tjetri, pasi skuadrat më të forta ishin koka serie, pra në vazon e parë. Një Portugali-Serbi, një Spanjë-Suedi, një Holandë-Turqi apo Kroaci-Rusi, si dhe Angli-Poloni mund të quhen përballjet e vetme disi “me spec”, apo disi me emocione. Natyrisht mund të priten të papritura, por ashtu siç janë gjërat për momentin, nuk duket se mund të ndodhin, edhe pse “të vegjlit” gjithnjë do të duan të shkaktojnë tronditje.

Kosova do të jetë në një grup shumë të fortë, ku ishte në vazon e pestë dhe të fundit, duke qenë sërish përballë Greqisë, ndërsa skuadra më e lehtë e grupit (nëse mund të cilësohet ashtu) është Gjeorgjia.

Grupi A: Portugalia, Serbia, Irlanda, Luksemburgu, Azerbajxhani

Grupi B: Spanja, Suedia, Greqia, Gjeorgjia, Kosova

Grupi C: Italia, Zvicra, Irlanda e Veriut, Bullgaria, Lituania

Grupi D: Franca, Ukraina, Finlanda, Bosnjë-Hercegovina, Kazakistani

Grupi E: Belgjika, Uellsi, Çekia, Bjellorusia, Estonia

Grupi F: Danimarka, Austria, Skocia, Izraeli, Ishujt Faroe, Moldavia

Grupi G: Holanda, Turqia, Norvegjia, Mali i Zi, Letonia, Gjibraltari

Grupi H: Kroacia, Sllovakia, Rusia, Sllovenia, Qipro, Malta

Grupi I: Anglia, Polonia, Hungaria, Shqipëria, Andorra, San Marino

Grupi J: Gjermania, Rumania, Islanda, Maqedonia e Veriut, Armenia, Lihtenshtajni

Sfidanti.al