Pa llogaritur Sitin, Halandi ka më shumë gola se sulmi i Realit!

Natyrisht, në gjysmën e parë të sezonit luajti në një kampionat shumë më të lehtë, siç ishte ai austriak dhe nuk mund të krahasohej vështirësia e tij me atë të sulmuesve të Madridit në La Liga. Gjithsesi, është një fakt tepër domethënës që Erling Haland ka më shumë gola këtë sezon sesa gjithë sulmi i Realit, të paktën deri para ndeshjes ndaj Sitit.

Norvegjezi 19-vjeçar ka 40 rrjeta deri tani, nga të cilat 28 me Salcburgun, ndërsa sulmuesit madrilenë kanë 38. Benzema ka 18 rrjeta tek Reali (deri para Sitit, të paktën), Rodrigo ka 7, e më pas vijnë Bejl, Lukas Vaskez e Vinisius me nga 3, Joviç me 2, Brahim e Hazar me nga 1. Halandi ka 12 rrjeta për Dortmundin në vetëm 8 ndeshje gjithsej, ndërsa ka 10 gola në 8 ndeshje në Champions, gjë që tregon se ai di të shënojë edhe në kompeticione të vështira.

Sfidanti.al