Odise Roshi shënon dhe fiton në Premier Ligën ruse, ylli i kombëtares në formë!

Talenti nuk i ka munguar kurrë, dhe është mrekulli kur gjen edhe rrjetën. Odise Roshi, padyshim lojtari me potencialin më të madh në kombëtaren shqiptare, i shprehur siç duhet mundësitë e tij në një fitore shumë të rëndësishmë të skuadrës së tij në Premier Ligën e Rusisë. Goditja e tij erdhi në minutën e 74-ët, një aksion, por dhe meritë individuale.

Ahmati kaloi në epërsi me anë të Andres Ponses, që ktheu në gol një 11-metërsh në minutën e 36-të, ndërsa arriti një sukses të rëndësishëm Ekipit nga Uralet nuk i bëri punë shkurtimi i diferencës në minutën e fundit, kur Skoflek dërgoi topin në rrjetë. Vlen të theksohet se në Premier Ligën ruse, këtë sezon, ka konkurrencë të ashpër për mbijetesën, dhe skuadrat nga vendi i 6-të deri në të parafundit ndahen nga vetëm 4 pikë, ndaj Ahmati rrezikon edhe rënien nga kategoria, por edhe mund të luftojë për Europën.

Ky ishte goli i dytë i Roshit ndah Orenburgut në këtë kampionat, pasi realizoi edhe në ndeshjen e fazës së parë në Çeçeni, fituar po 2-1. Në total, lojtari i kombëtares shqiptare ka 3 rrjeta në 17 javë të Premier Ligës ruse, ndonëse ndihma e tij më e madhe është për asistet e golave, si dhe për kontributin që jep në lojën e skuadrës.

Sfidanti.al