Nuk mjafton sherri i tanishëm për Murinjon e Konten!

Zhoze Murinjo ka deklaruar se do të përçmojë kundërshtarin e tij Antonio Konte duke sqaruar se “përçmim do të thotë fund i fjalëve”. Gjithsesi, konflikti mes dy trajnerëve të shquar nuk besohet se do të mbyllet kaq lehtë, madje as kur të dy të takohen në “Old Traford” në përballjen e muajit shkurt në Premier Ligë.

Mediat shkruajnë se Murinjo e Konte janë dy nga kandidatët kryesorë për të zëvendësuar Unai Emerin tek Paris SG, ndërsa klubi francez kërkon një trajner me autoritet për të dominuar mbi një “fole grenzash”. Edhe pse që të dy po kalojnë momente të vështira këtë sezon, sërish ata mbeten shumë të vlerësuar dhe presidenti i PSG-së, Al Helaifi, ka mendim të lartë për ta. Jo më kot, portugezi dhe italiani janë dy kampionët e fundit të Premier Ligës.

Al Helaifi pret që parizienët e tij të fitojnë Championsin dhe nëse kjo nuk ndodh këtë sezon, atëherë me shumë gjasa fati i Emerit do të jetë i përcaktuar (për keq). Murinjo dhe Konte kanë kontratë tek Man. Junajtid dhe Çelsi deri në 2019, dhe kanë deklaruar se do ta respektojnë deri në fund.

Sfidanti.al