Nuk ia doli me Vernerin? Klopi mendon për Van Dajkun e Alisonin!

Nëse nuk merr dot atë që do, të paktën mbaj ata që ke. Edhe trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop, i përket kësaj ideje, dhe tani që Timo Verner duket se shkoi tek Çelsi, ai po përgatit kontratat e reja të yjeve të skuadrës. Së pari, mendon se duhet të fillojë me Virgil Van Dajkun dhe portierin Alison Beker. Akordi me qendërmbrojtësin holandez vlen deri në 2023, por Klopi mendon se është koha për të rinovuar, kuptohet me rrogë më të lartë. Alison ka kontratë deri në 2024, veçse tekniku gjerman nuk dëshiron të vonohet. Më tej, duhet të bisedohet me Sanenë, Salahun e Firminon, lojtarë tepër të kërkuar. Në Angli besojnë se Liverpuli sërish ka shanse për të marrë Timo Vernerin, nëse bie dakord për t’ia paguar klauzolën 60 milionë euro brenda këtij muaji.

Sfidanti.al