Nga Hejseli në Kardif, “i vdekuri” që ndjek ndeshjet e Juventusit!

Ai “vdiq” në 29 maj 1985. Quhet Karmelo Di Pila dhe në stadiumin “Hejsel” të Brukselit u shkel me këmbë dhe u asfiksua deri në gjendje kome, nga turma e tmerruar. Duhej të ishte një ditë feste finalja e Kupës së atëhershme të Kampionëve mes Juventusit dhe Liverpulit, por doli një ferr. Mes 600 të plagosurve (39 ishin të vdekurit), ndodhej edhe Di Pila, madje mes jetës dhe vdekjes. Për fat e mori ndihma e shpejtë dhe e dërgoi në spital, ku i shpëtuan jetën.

Karmelo do të jetë në stadiumin “Milenium” të Kardifit, në një tjetër finale të Championsit, dhe shpreson që më në fund Juvja e tij ta fitojë trofeun. Ai padyshimn ka qenë në “Olimpiko”, kur Juventusi mundi Ajaksin në finalen, por edhe në disfatat me Dortmundin, Realin, Milanin dhe Barcelonën. “M’u deshën 10 vjet që të vija këmbë në stadium përsëri, – kujton ai duke folur për “La Gazeta delo Sportin”, – por, që nga ajo kohë nuk kam humbur asnjë ndeshje”. Kanë kaluar 32 vjet dhe sot, Karmelo është në rolin e gazetarit dhe fotoreporterit, tashmë në kushte krejt të tjera, në krahasim me tifozin e 32 viteve më parë në stadiumin e vjetër të Brukselit.

Sfidanti.alhejsel2