Nga “babai” Klop, tek “profesori” Guardiola, flet Robert Levandovski!

Ka provuar mjaft trajnerë në karrierë, dhe ndër ta mund të veçohet edhe Jup Hajnkesi, ndonëse për një kohë ishin kundërshtarë. Gjithsesi, Robert Levandovski ndan mënjanë Jurgen Klopin dhe Pep Guardiolën, me të cilët punoi, përkatësisht, tek Dortmundi dhe tek Bajerni. Për këtë të fundit, ai tregon se ndikoi thellësisht në mënyrën sesi e mendon dhe e luan futbollin.

“Nuk mund ta imagjinoja kurrë se në 2 vjet do të mësoja aq shumë për futbollin, – ishin fjalët e sulmuesit polak për median “Uanfutboll” (OneFootball), – që nga koha e Guardiolës, unë mendoj ndryshe për futbollin. Më mësoi kaq shumë gjëra të veçanta, taktikën, lëvizjen me topin, mënyrën sesi ndërtohet aksioni”. Pra, Guardiola mund të quhet një mësues, një profesor, edhe nëse nuk fituan dot Championsin së bashku.

Po Klopi? “Ai ishte si një baba për mua, – rrëfeu Levandovski, – punova 4 vjet me të, arritëm shumë sukses, fituam Bundesligën, arritëm në finalen e Championsit. Më ndihmoi shumë me praninë e tij”.

Sfidanti.al