Në portën e Likës, ku lodruan ferri dhe parajsa..

Ferri dhe parajsa janë shumë pranë edhe në futboll, sidomos kur flitet për portierët. Ajo që ndodhi me Bufonin, kur shkëlqeu me pritjet shpëtimtare ndaj Lionit,  u konsiderua si përgjigja më e flaktë ndaj kritikave  të shpeshtuara kohët e fundit.  Dikush thoshte me ironi: “ Xhixhi nuk është I paperëndueshëm, por duhet të mendojë edhe për pensionin”.  Ky ngacmim për gardianin Italian, sepse na kujtoi fatin e portierit tonë Ilion Lika.  Prej kohësh, Lika kryqëzohej teknikisht, më keq akoma, kur nuk besonin edhe në vazhdimësinë e tij. Kjo që po ngjet, në këto javë, kur heroi i Tiranës vjen edhe nga porta, është si një vetëtimë në qiell të pastër.

Tirana ka marrë shumë zemër me përshtatjen e shpejtë të futbollistë afrikanë,  por Tirana nuk bëhet me zemër kur kundërshtarët kërcënojnë portën e tyre. “ Një siguri e bekuar .. kjo e Ilionit” – paska thënë trajneri  Daja. Por, kolegu I tij i portës, Edvan Bakaj, zbulon  “gralin” e portierit që habit me reagimet e tij.

Një ditë, Ilioni paska pyetur zëvëndësin e tij, Bakaj: “ Ke emocione kur je në portë?”  Përgjigja e tij: “ Të gjithë portierët kanë emocione”. Lika e ka befasuar: “ Unë nuk kam asnjë lloj emocioni.  Të betohem për këtë..”