Murinjo shpjegon se përse “Fenomeni” Ronaldo është Numri 1

Nuk e bën krahasimin me epokat e mëparshme, pra me Pelenë apo Maradonën, për të mos shkuar deri tek Di Stefano e Moreno. Zhoze Murinjo mjaftohet me vitet që ai jetoi pranë futbollit (që vazhdojnë ende), dhe veçon atë që e quan si lojtarin më të talentuar që ka parë me sytë e tij. Ky është Ronaldo Nazario da Lima, shkurt Ronaldo, i mbiquajtur “Fenomeni”. Portugezi ishte pranë brazilianit në 1996-1997 tek Barcelona, kur kishte detyrën e ndihmësit të Bobi Robsonit.

“Kur isha tek Barcelona me Bobi Robsonin, kuptova se ai ishte lojtari më i mirë që unë kisha parë ndonjëherë, – tha Murinjo, – një gol që ai shënoi për Barcelonën ndaj Paris SG në Roterdam, ishte i magjishëm. Ishin dëmtimet që shkatërruan një karrierë që do të ishte meteorike, por ai 19-vjeçar kishte diçka të pabesueshme. Kristiano Ronaldo dhe Mesi kanë pasur karriera më të gjata, kanë qendruar në majë për 15 vjet. Gjithsesi, nëse flasim vetëm për talentin dhe aftësinë, askush nuk e kalon Ronaldon”.

Sfidanti.al