Murinjo qahet për Dele Alin, por Kejn dhe Son janë gati!

Për të mbrojtur interesat e tij është gati të përplaset me gjithë botën, dhe në këtë pikë nuk ndryshon. Zhoze Murinjo do të krijojë polemika pasi deklaroi se ylli i tij, Dele Ali, nuk e meriton pezullimin prej 1 ndeshjeje pasi u gjet fajtor për racizëm në një video të postuar në rrjetet sociale. “Ai duhej të ishte në fushë sot, dhe më vjen shumë keq që është i dënuar, e që ne nuk e kemi në dispozicion”, – u shpreh trajneri i Totenhemit.

Dele Ali nuk do të luajë ndaj Mançester Junajtidit, por tekniku portugez ka njoftime të tjera nga stafi mjekësor, që janë shumë pozitive. Dy sulmuesit kryesorë, Harri Kejn dhe koreanojugori Son, janë gati për të luajtur, madje që nga fillimi ndaj “djajve të kuq”, pasi e kanë marrë veten nga dëmtimet. Ndërprerja nga koronavirusi vërtet ishte dëmtuese për futbollin, por për Totenhemin ndihmoi që të paktën lojtarët më të mirë të kalonin lëndimet, dhe kjo ia rrit shanset për rezultat pozitiv.

Sfidanti.al