Murinjo-Bejlit: Kështu e ka futbollin, nuk e pritëm me fron prej ari!

Barazimi 3-3 i Totenhemit ndaj Uest Hemit në derbine  Londrës në Premier Ligë tregoi edhe një herë se këtë sezon nuk ka asgjë të sigurt në ligat europiane. Sidomos pa praninë e tifozëve, presioni mbi skuadrat mike është më i vogël dhe aftësia e tyre për të reaguar më e madhe. Uest Hemi ia doli ndonëse e humbi 0-3 pjesën e parë, duke i prishur debutimin e dytë për Spërsat, Garet Bejlit. Uellsiani hyri në pjesën e dytë, por 3 golat u pësuan kur ai ishte në fushë, madje vetë ish-ylli i Realit humbi rast të artë për t’i dhënë fitore “gjelave”.

“Ju e kuptoni sesi ndihem unë dhe sesi ndihen lojtarët, – u shpreh Murinjo më pas, – por, kështu e ka futbolli. E veçanta e futbollit ndodhi. Ne do ta analizojmë pjesën e dytë, por këtë do ta bëjmë brenda familjes. Sa për Bejlin, mendoj se vendimi për të mos e aktivizuar si titullar ishte vendimi i drejtë. Ne nuk e kemi pritur në skuadër me një fron të artë, ku ai të ulet dhe të luajë menjëherë sapo të jetë gati. Natyrisht, skuadra e ka pritur shumë mirë dhe ai do të jetë i rëndësishëm për ne. Nuk është faji i tij që ne barazuam”.

Sfidanti.al