Modriç, Mesi e Kristiano, bashkë në formacionin e vitit

Quhet “Formacioni i KO-së”, pra një formacion i përzgjedhur nga dueli i lojtarëve të të njëjtit rol. Gazeta “Marka” publikon rezultatin e skuadrës së vitit 2018, që doli pas një konkurrence të 96 emrave të shquar të futbollit botëror. Luka Modriç, Lionel Mesi e Kristiano Ronaldo janë bashkë në këtë njëmbëdhjetësh, bashkë me 8 të tjerë.

Në këtë formacion, dominon Reali i Madridit me 4 lojtarë aktualë, por përgjysmë edhe me Kristianon, që luajti në “Bernabeu” deri në maj. Ja ekipi i vitit 2018: Oblak (Atletiko), Karvahal (Real), Pike (Barcelona), Ramos (Real), Marselo (Real), Kante (Çelsi), Modriç (Real), Hazar (Çelsi), Mesi (Barcelona), Ronaldo (Juventus), Mbape (Paris SG).

Sfidanti.al