Mirel Josa e bën “sefte” në Kosovë, 0-0 në të parën si trajner i Prishtinës!

Mirel Josa bëri debutimin e tij si trajner i Prishtinës në kampionatin e futbollit të Kosovës, dhe u nda barazim në ndeshjen e parë. Ish-drejtuesi teknik i Skënderbeut dhe Tiranës ishte në stol në përballjen që Prishtina luajti në fushën e Gjilanit, dhe që u mbyll 0-0. Kryeqytetasit patën më shumë epërsi dhe krijuan më shumë raste, por nuk mundën të shënonin gol, duke mbetur tani tri pikë pas skuadrës së vendit të parë, Llapit.  Josa shkoi fillimisht si drejtor teknik tek Prishtina, por javën që kaloi iu dorëzua posti i trajnerit, me një kontratë që vlen deri në fund të sezonit. Synimi kryesor i klubit më të njohur të Kosovës është titulli kampion, sukses që nuk arrihet që nga viti 2012. Aktualisht, ekipi i Josës është në vendin e dytë.

Sfidanti.al