Me 16 kupa, Ademi është rekordmeni i Dinamos së Zagrebit!

Arijan Ademi, krahas Mihael Mikiçiçit dhe Tomo Butinës, është futbollisti që ka fituar më shumë trofe me Dinamon e Zagrebit. Kapiteni i Dinamos dhe pjesëtar i përfaqësueses maqedonase, Ademi (shqiptar Maqedonie), qëkur ka nisur të luajë me këtë klub të madh ballkanas, ka ngritur mbi kokën e tij plot 16 kupa që ka fituar Dinamo e tij.

Arian Ademi ka fituar tetë kupa kampioni të Kroacisë (2011, 2012,2013, 2014, 2015, 2016, 2018, 2019), pesë trofe të Kupës së Kroacisë (2011, 2012, 2015, 2016, 2018) dhe ka fitur tri herë Supërkupën e këtij vendi ballkanik (2010, 2013, 2019).

Sfidanti.al