Maradona – bashkëpronar, president, drejtor sportiv dhe trajner i Dinamos së Brestit!

Diego Armando Maradona legjendar nënshkroi një marrëveshje trevjeçare me Dinamon e Brestit, ku ai do të kryejë funksionet e presidentit, drejtorit sportiv dhe trajnerit, ndërsa do të jetë edhe bashkëpronar i këtij klubi nga Bjellorusia. Maradona do të ketë 20 për qind të aksioneve të këtij klubi, kështu që do tëjetë edhe pronar i pjesshëm i tij.

Lajmi i lartpërmendur është publikuar në profilin zyrtar të Twitterit të Dinamos së Brestit dhe, në të, krahas prezantimit të Maradonës si trajner i ri, figuron një shpallje që thotë se kërkohet një shofer që di të flasë spanjisht për nevojat e trajnerit argjentinas.

Dinamo e Brestit është një klub që, gjatë historisë së tij, e ka fituar dy herë Kupën e Bjellorusisë, ndërkohë që kryesia e këtij klubi konsideron se caktimi i Maradonës në katër funksione njëherësh do të ketë një sukses të madh marketingu për këtë klub bjellorus.

Sfidanti.al