Maqedoni, trajneri Osmani: Kjo është Shkëndija e vërtetë!

Shkëndia e Tetovës, kampione aktuale e Maqedonisë, realizoi një fitore bindëse 5-0 kundër Sileksit të Kratovos dhe, duke shfrytëzuar humbjen e Vardarit të Shkupit, e rriti diferencën e pikëve në krye të kampionatit kryesor maqedonas. Tani, Shëkndija ka gjashtë pikë më shumë se Vardari i vendit të dytë dhe ndodhet në rrugë të mbarë që ta fitojë përsëri titullin e kampionit të vendit.

“Sigurisht që ne jemi shumë të gëzuar mbas triumfit mbi Sileksin, por edhe se e dominuam të gjithë ndeshjen. Kjo është Shkëndija e vërtetë, ajo që ne duam të shohim në fushë. Ky ekip ka karakter, ashtu si edhe vjet, dhe po luan mjaft mirë, pavarësisht se disa lojtarë tanë janë të dëmtuar. Pak kohë më parë, ne ishim shtatë pikë mbrapa Vardarit, kurse tani gjashtë pikë para. Këto janë shenja kampioni dhe ne kështu do të vazhdojmë”, tha trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani.

Shkëndija mbas 15 raundeve ka 34 pikë, kurse Vardari i Shkupit – 28 dhe Akademia Pandev – 25 pikë.

Sfidanti.al