Manchester United nuk heq dorë; ofron 105 mln euro për Bale

Është lajmi i ditës në Angli dhe e publikon Daily Star; Manchester United është gati të ofrojë 105 milionë euro për sulmuesin e Realit të Madridit, gareth Bale. dhe e gjithë kjo po ndodh në javën e fundit të merkatos së transferimeve të kësaj merkatoje që mund të turbullojë ndjeshëm ujërat. Sigurisht, ky është një operacion i vështirë për t’u realizuaR, por jo i pamundur. Fakti që Asensio po bën një punë shumë të mirë në fushën e lojës mund të lehtësojë procesin e largimit të uellsianit në drejtim të Premier Leagues. Për momentin Zidane ka konfirmuar qëndrimin se Bale është në planet e tij, por Manchester United nuk stepet në këtë pikë dhe drejteuesit e tij po mendojnë për një takim me Florentino Perez për transferimin e Bale në Old Trafford duke bërë këtë ofertë prej 105 milionë Eurosh që mund të bindë shefin e ‘Los Blancos’.

sfidanti.al