Manchester United I vendosur: Jo asistencë për punonjësit

Ndryshe nga sa ndodhi me klube të tjerë në Premier League angleze si Liverpool apo Tottenham, Manchester United ka vendosur të mos marrë masën për të nxjerrë në asistencë të rreth 1000 punonjësve të tij. Djajtë e Kuq do të paguajnë këta punonjës që nuk janë të sektorit sportiv ashtu sic ndodh zakonisht edhe pse është pezulluar kampionati. Media britanike konfirmon këtë lajm teksa thekson se gjatë kësaj jave klubi do t’u komunikojë këtë vendim të tyre.

Në këtë mënyrë, klubi I Old Trafford vendosi të ndjekë shembullin e rivalëve të Manchester City, pasi një ditë më parë edhe Citizens komunikuan se do të vazhdojnë të paguajnë punonjësit e  tyre.

Sfidanti.al