Livingstoni turpërohet nga tifozët pas sondazhit për portierin!

Klubi skocez ndoshta nuk e kishte menduar këtë, dhe thjesht mund të ketë gjykuar se kishte gjetur një rrugë për të larguar një lojtarë, që siç duket nuk e donte. Livingstoni u bë qesharak në sy të opinionit në Skoci, por edhe në gjithë Britaninë e Madhe, pas sondazhit që i paraqiti tifozëve për vendosur për kontratën e re për portierin Geri Mejli (Gary Maley).

“Ndoshta kjo është një gjë e re në futboll, e paprovuar më parë, por po ju japim një mundësi që të vendosni për të ardhmen e portierit, – shkruhej në faqen zyrtare të klubit në rrjetet sociale, – me kontratën që përfundon muajin e ardhshëm, po e lëmë në dorë të tifozëve për të vendosue nëse duhet apo jo t’i japim portierit një kontratë të re”. Përtej kritikave mediatike, Livingstoni mori edhe një shuplakë nga tifozët, pasi shumica e tyre e mbështeti portierin që të mbetej në klub. Veprimi i drejtuesve ishte krejt i ndryshëm nga standardet normale, sipas të cilave janë trajnerët që vendosin, bashkë me klubin që përcakton nivelin e mundshëm të pagës për lojtarin.

Sfidanti.al