Kush mund t’ia japë 22 milionë euro rrogë David Alabës?!

Bajerni as nuk e mendoi një gjë të tillë, dhe ekuilibri i klubit ishte mi gjithçka për Rumenigen apo edhe trajnerin Flik. Një shtrëngim dore dhe “rrugë të mbarë” do të jetë me bavarezëve dhe David Alabës që do të niset drejt fatit të tij, një fati që pretendon t’i japë 22 milionë euro në sezon. Mbrojtësi austriak do të thotë sot se çfarë do të bëjë në verë, pra lajmi do të jetë që do ta thotë me gojën e tij fjalën “do të iki”, ndërsa nuk dihet se cili klub do t’ia japë 22 milionët që kërkon. Reali i Madridit mbetet favorit, por nëse nuk do të ketë akord as me presidentin Perez, do të kalohet në variantin “Angli”. Në Premier Ligë do të ketë shumë klube të gatshëm të bëjnë gjithçka për të, dhe që padyshim i kanë paratë. Mund të flasim për Mançester Sitin, Mançester Junajtidin apo Çelsin.

Sfidanti.al