Kush mund të mbetet tek Junajtidi nëse mërzit Sër Aleksin?!

Tifozët mendojnë se tashmë ai e ka mbushur kupën dhe duhet të largohet. Flasim për njeriun më të rëndësishëm të administratës, zv. shefin ekzekutiv, Ed Uduord, i cili është vënë në shenjëstër të publikut të Mançester Junajtidit, pas publikimit të disa fotove ku ai shihej duke debatuar me Sër Aleks Fergusonin. Në reagimet e tyre në rrjetet sociale, tifozët shkruanin se Uduordi ka shkelur rregullin numër 1 tek Mançester Junajtid, atë që nuk mund të kundërshtosh apo të mërzitësh Sër Aleksin. Ish-trajneri i lavdishëm ka një status legjendar në “Old Traford” pasi fitoi 13 tituj kampion, 2 Champions e shumë trofe ët tjera gjatë 26 viteve në detyrë. Fergusoni dhe Uduordi diskutuan në stadiumin “Bramall Lejn” të Shefildit, ndërsa tifozët nuk është se e pëlqejnë shumë zv. shefin ekzekutiv.

Sfidanti.al