Kur Jurgen Klopi u thirri lojtarëve të tij: Kush e njeh Rokin!

Roki Balboa ishte një personazh fantastik nga ana që nuk kanë ekzistuar me të vërtetë, (“fiction” do të thoshin amerikanët), por ai ishte një lloj shembulli. Pak rëndësi ka që filmi ishte skematik me “heroin tonë që fiton ndaj heroit të tyre”, por nëse heqim mënjanë flamujt, heroi mbetet asnjanës.

Një hero të tillë e dashuron Jurgen Klopi, njeriu që kurrë nuk ka drejtuar klubet më të mëdhenj të kohës së tij, por që nuk është penguar kurrë të jetë i madh. Liverpuli padyshim është një skuadër “masive” (siç do të thoshin anglezët), por sot nuk vlerësohet si më e forta në Angli dhe në Europë, sikur ndodhte në vitet 1976-1985, ndërsa për Dortmundin nuk ka dyshime.

Pikërisht kur ishte tek Dortmundi, Klop nisi t’u fliste lojtarëve të tij për Roki Balboan. Ishte një prag ndeshje ndaj Bajernit dhe ai tha: “Ivan Drago kishte gjithçka në anën e tij, ndërsa Roki ishte sipas mënyrës së vjetër, por ia doli që të fitonte”. Më pas Klopi thirri: “Kush nga ju e di kush është Roki?” Si përgjigje u ngritën vetëm dy palë duar, pasi lojtarët e tjerë ishin shumë të rinj.

Jurgen Klop pëlqen pafund rolin e heroit që krijon mrekullitë. Jo më kot, bashkë me Roki Balboan, ai ka si idhull Robin Hudin, banditin e mirë, që rripte të pasurit për të ndihmuar fshatarët e thjeshtë. Po ashtu, veçon një tenist gjerman. “Boris Bekeri ishte 17 vjeç kur fitoi Uimbëlldonin, dhe tregoi se mrekullitë mund të ndodhin, – shprehet trajneri i Liverpulit, – unë dhe Bekeri jemi të së njëjtës moshë”.

Besohet se trajneri emblematik dhe eksploziv do t’u mbajë një fjalim të ngjashëm lojtarëve të tij liverpulas në prag të duelit në “Anfild” ndaj Mançester Sitit. Sërish përballë Roki dhe Ivan Drago, dhe Klopi nuk ka dëshirë kurrë që të humbasë, edhe nëse përballë tij do të ishin “alienët” më të zhvilluar të Gjithësisë.

Sfidanti.al