Kur gazetares i vjen në majë të hundës nga tifozët: Mos më prekni!

Marina Lorenso (Lorenzo) është një gazetare franceze e televizionit Kanal + (Canal +), dhe besohet se bën një punë që i pëlqen pa masë. Padyshim që pasioni është i rëndësishëm, por ndonjëherë “zanati” ka ato të vetat dhe Marina i provoi ndërsa ishte në lidhje direkte në prag të finales së Kupës së Mbretit në Spanjë, Barcelona-Sevilja.

Ajo po transmetonte në lidhje direkte nga Madridi ku do të luhej finalja, por u bezdis nga disa tifozë katalanas. Fillimisht, dikush i tërhoqi mikrofonin, disa të tjerë i dilnin para kameras duke i prishur punë, ndërsa kulmi arriti kur një djalë i ri me fanelën e Barçës e preku nga prapa. Aty, Marina nuk duroi më dhe iu kthye me nerva: Mos më prek më, dëgjove! Mos më prek!”

Fillimisht tifozi u duk se do të bënte rolin e indiferentit, por pastaj ndërhyri një tifoz tjetër që e tërhoqi për ta lënë të qetë gazetaren që të bënte punën e saj.

Sfidanti.al