Kthehen Nojer, Gyndogan e Rojs, dhe qesh Gjermania e Lëvit

Ishte e qartë se flitej për një ndeshje të lehtë, por kur Gjermania fiton, atëherë është lajm. “Teutonët” mbajtën ritmin e Holandës, në krye të grupit eleminator C në Europian, me një fitore 3-0 në fushën e Estonisë. S’ka ndonjë habi të madhe, pasi estonezët ishin shkatërruar 8-0 në Mainc, pra pritej një fitore në Talin.  Me rëndësi për trajnerin Joakim Lëv kishin rikthimet me sukses të Manuel Nojerit në portë (dhe me shiritin e kapitenit), të Ilkai Gyndoganit dhe të Marko Rojsit. Po ashtu, të Timo Vernerit.

Gjermanët përballuan daljen me të kuqe të Emre Xhanit që në minutat e para, dhe shënuan pas pushimit. Gyndogan, ylli i Sitit, ishte protagonisti me dy gola, dhe kur është në formë të tillë, tifozët e harrojnë foton e tij me Erdoganin. Timo Verner shtoi një rrjetë tjetër. “Nuk ishte javë e lehtë pas kaq shumë dëmtimesh, – u shpreh Lëvi, – por, ruajtëm qetësinë dhe shënuam, ndaj jam i lumtur”. Manuel Nojer theksois e “duke qenë se ishim me 10 vetë, mendoj se nuk ishte ndeshje e keqe, ne luajtëm mirë, ndaj edhe golat do të vinin”.

Sfidanti.al