Kosova, si Shqipëria e 1995-ës, barazim me dominim me Bullgarinë

Duke parë ndeshjen debutuese të Kosovës në eleminatoret e një Europiani, ndaj Bullgarisë, nuk mund të mos vije re ngjashmërinë me një duel të famshëm të Shqipërisë ndaj po këtij kundërshtari. Ishte viti 1995 dhe kombëtarja kuqezi, e drejtuar nga Neptun Bajko, barazoi 1-1 në “Qemal Stafa”, po ashtu siç bëri Kosova e Bernar Shalandit në “Fadil Vokrri”.

Jo vetëm rezultati ishte i njëjtë, por edhe mënyra e lojës, pasi edhe shqiptarët e Shqipërisë, edhe ata të Kosovës, i dominuan ndeshjet dhe bullgarët u shpëtuan nga fati dhe portierët. Në stadiumin e Prishtinës, Kosova ishte ekipi më i mirë, dhe pati raste të tjerë me Celinën apo Rashicën, përveç golit të Arbër Zenelit. Në stadiumin e Tiranës, golit të Hristo Stoiçkovit iu përgjigj Altin Rraklli.

Kosova pati në fushë lojtarë shumë të talentuar që nga portieri Muriqi, pastaj Rrahmani, Celila, Kololli, Rashica, Zeneli apo edhe Zhegrova. Shqipëria e atëhershme kishte Rrakllin, Bushin, Demollarin, Rudi Vatën, Strakoshën, Bledar Kolën, Kushtën, ndërsa përballë ishin Stoiçkov, Balakov, Leçov, Penev, pra Bullgaria më e mirë e të gjitha kohëve.

Sfidanti.al