“Sëmundja” e De Biazit edhe tek Bunjaki! Ndryshime në formacion

Trajneri i Kombëtare së Kosovës, Albert Bunjaki, në konferencën për media para ndeshjes me Turqinë, që zhvillohet me 12 nëntor, ka deklaruar se skuadra është më e pjekur dhe mund t’i shkaktojnë probleme atyre.

“Pas ndeshjes me Kroacinë e Ukrainën, kemi mësuar më shumë dhe jemi pjekur më shumë. Mendoj se çdo gjë është e mundshme dhe mund t’i shkaktojmë probleme Turqisë”, deklaroi Bunjaki.

“Sigurisht se do të ketë ndryshime në formacion, këtë do ta shohim ditën e ndeshjes. Do të jetë një lojë interesante dhe e ndryshme nga ajo që kemi luajtur ndaj tyre në Mitrovicë”, ka komentuar Alberti.