Nuk na shqitet De Biazi dhe avazi i tij ..Taulant Xhaka

Gianni de Biasi vazhdon të flas për mesfushorin Taulant Xhaka, i cili ishte larguar nga Kombëtarja

Më herët ish-trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni de Biasi kishte akuzuar Taulant Xhakën se ka ardhur te Shqipëria vetëm se nuk e ftoi Zvicra.

Tashmë thotë se Xhakën në ndeshjet e fundit dhe në Evropian nuk e aktivizoi për shkak se fizikisht ishte më dobët se lojtarët tjerë.

“Pas ndeshjes me Zvicrën ai luajti pak me Francën dhe nuk luajti kundër Rumanisë si titullar. Më pas, nuk luajti titullar me Maqedoninë, Lihtenshtejnin. Me këtë të fundit ishte zgjedhje teknike se pas tre ditësh kishim ndeshje me Spanjën dhe e lashë jashtë që të luante titullar me Spanjën”, tha fillimisht De Biasi gjatë një interviste.

“Në ndeshjen kundër Italisë, kundër Izraelit në Elbasan, kundër Italisë nuk mendova ta futja si titullar sepse kemi disa instrumente që quhen GPS dhe sa i përket çështjes fizike, kishte një kondicion fizik më inferior se të tjerët. Kjo ka qenë arsyeja”, tha në fund ai.