Një trajner që “vjedh” famën e femrave seksi

Gianni de Biasi ka folur për Rike Roçin dhe shoqen e saj që dolën në skenë gjatë ndeshjeve të Kombëtares shqiptare në “Euro 2016”.

Për Gianni de Biasin, meritë për famën që morën dy tifozët ka edhe Kombëtarja.

I ngacmuar nga gazetarët e “Radio TMË” në Itali, trajneri kuqezi, i zënë disi në siklet, fillimisht thuajse nuk pranoi të përgjigjej.

Më pas u përgjigj: “Ato u bënë menjëherë të famshme dhe ne u dhamë një dorë të madhe ndihmë”.