Një Mërgim që mërgon nga Shqipëria tek ..Kosova

Edhe një futbollist ka vendosur të braktisë Shqipërinë për Kosovën. Bëhet fjalë për Mërgim Vojvodën, i cili tashmë ka marrë vendimin zyrtar për t’u bashkuar me skuadrën e drejtuar nga Albert Bunjaku.
21-vjeçari luan me ekipin Royal Mouscron në Belgjikë dhe ka shkëlqyer me paraqitjet e tij. Ai ka patur një përplasje me ish-trajnerin e Shpresave kuqezi, Redi Jupi teksa kjo gjë mendohet se mund të ketë qenë edhe arsyeja e ikjes së tij tek Kosova- thekson Albeu.