Ndeshja e ardhshme Maqedoni–Shqipëri – në Strumicë?

Ndeshja kualifikuese e ardhshme (5 shtator) Maqedoni – Shqipëri, e vlefshme për kampionatin botëror “Rusi – 2018”, ka shumë mundësi që të luhet në pjesën më joshqiptare të Maqedonisë, në kufirin me Bullgarinë, Strumicë, më saktë, në stadiumin “Mlladost” dhe  jo në stadiumin “Filipi II” të Shkupit, ku luhen, zakonisht, ndeshjet e përfaqësueses së Maqedonisë. Dhe arsyeja duket se është se në Strumicë janë tifozët më të mëdhenj, për të mos thënë më antishqiptarë, pra më sllavomaqedonas. Në stadiumin “Mlladost” të Strumicës, një qytet i vogël në kufirin me Bullgarinë, në fakt, u luajt, pardje, ndeshja finale e Kupës së Maqedonisë mes Pelisterit dhe Shkëndijës së Tetovës që, sikurse duket, ishte një lloj prove, me motive sigurie, mes një ekipi sllavomaqedonas dhe një ekipi shqiptar. Prova e parë u krye dhe ndonjë incident nuk ndodhi, por, sidoqoftë, fjalën e fundit do ta thotë UEFA.

Sikurse dihet, Maqedonia dhe Shqipëria ndodhen në Grupin G kualifkues të botërorit “Rusi – 2018” krahas Spanjës, Italisë, Izraelit dhe Lihtenshtajnit. Pelisteri i Bitolës (Manastirit), në ndeshjen finale të Kupës së Maqedonisë, fitoi ndaj Shkëndijës me penallti 4-3, pasi ndeshja, brenda 90 minutave dhe shtesës 30-minutshe, përfundoi në barazim 0-0. S

sfidanti.al