Kumani mbas fitores ndaj Gjermanisë: Sa shumë eufori, kufizojeni!

Trajneri i Holandës, Ronald Kuman, u shpreh shumë i kënaqur mbas fitores së thellë 3-0 të ekipit të tij ndaj Gjermanisë në Ligën e Kombeve.
“Ne mund të jemi krenarë me veten tonë, por nuk duhet të harrojmë se gjithçka mund të kishte qenë ndryshe, sidomos në 15 minutat e para të ndeshjes. Sidoqoftë, unë dua që t’i falënderojë të gjithë lojtarët e mi, sepse bën një punë të shkëlqyer dhe krijuan shumë shanse golash. Rezultati ka ngjallur eufori, por ajo duhet të jetë e kufizuar”, tha trajneri i “tulipanëve” holandezë, Kuman.
Sfidanti.al