Gashi pozon me yjet e Hollivudit , De Biazi shiko ç’ndodh

Gashi me golat e tij spektakolarë ka hyrë në Hollivud, më parë se sa të zinte një vend në listën e De Biazit. Kohët e fundit, sulmuesi ka shpërthyer në kampionatin amerikan, duke treguar se në ekipin e De Biazit është tjetër kriter, tejet sakrifikues, kurse përtej oqeanit, luan në pozionin që e bën të lumtur. Ditët e fundit, ka marrë pjesë në një gala humanitare, ku edhe shqiptari shfaqet si një aktor i vërtetë.

Gjatë mbremjes, ylli i Colorado Rapids, Gashi,  u takua me shumë yje si Peyton Manning, Jamie Foxx, Mario Lopez, Hilari Suonk, John McGinley dhe Queen Latifa, me të cilën ka pozuar në foto. Një aktore e madhe pranë një sulmuesi që ka talent në Amerikë , kurse në përfaqsuesen e tij del edhe i tepërt..