E papritura e De Biazit, Odise Roshi në formacion në vend të Abrashit

Ka një të papritur në formacionin zyrtarë të Shqipërisë për sfidën ndaj Izraelit. Odise Roshi do të jetë titullar në vend të Amir Abrashit, diçka që nuk pritej nga trajneri Xhani De Biazi. Italiani e kishte deklaruar Roshin si të pamundur për të luajtur që nga minuta e parë, por duket se ka qenë një manovër taktike për të ngatërruar trajnerin e Izraelit, Levi.
Pjesa tjetër e skuadrës është po ajo që është parashikuar gjatë ditës së sotme. Shqipëria do të luajë ndaj Izraelit me këtë formacion, në portë Berisha, në mbrojtje, Hysaj, Mavraj, Gjimshiti dhe Agolli, në mesfushë Kukeli, Xhaka, Memushaj, ndërsa në fazën sulmuese do të jenë Llullaku, Roshi e Balaj.
B. K