De Biazi në tribunë, Italia ia bën gati..”ushqimin”!

Prania e Xhani De Biazit në tribunën e stadiumit të Ravenës për ndeshjen mes skuadrave U-17 të Shqipërisë dhe Italisë, por edhe aktivizimi në fushë i dy lojtarëve me origjinë shqiptare te të kaltërit ka ngritur shumë pikëpyetje. Ashtu siç ka ndodhur me Zvicrën në të shkuarën, tani janë italianët që druhen se disa talente me origjinë shqiptare të rritur në akademitë e skuadrave atje, mund të vendosin të zgjedhin ngjyrat kuqezi në të ardhmen.

“Duke parë ndeshje të veçanta, pyes veten nëse ne po punojmë për vete apo për ata”, ka thënë përgjegjësi i kombëtares U-17 të Italisë, Xhianfranko Serioli. Në ndeshjen e fundit në fushë luajtën me Italinë, Rilind Nikovazi dhe Alesandro Ahmetaj, të cilët në të ardhmen mund të zgjedhin të përfaqësojnë Shqipërinë.