Cikalleshi kërkon “të humburin” e skemës së De Biazit

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Sokol Çikalleshi, në një interviste, u shpreh i kënaqur për faktin që luajti titullar ndaj Italisë, duke thënë se pavarësisht ulje-mgritjeve që pati në karrierë në kohët e fundit, nuk u dorëzua dhe ia doli të kthehet në një lojtar të rëndësishëm për kuqezinjtë. Ai gjithashtu u shpreh se do i pëlqente që Shqipëria të luante me dy sulmues dhe të kishte një partner në lojë, por është i vetëdijshëm për forcën e skuadrës.

Futbolli kështu është, me ulje-ngritje. Unë asnjëherë nuk jam dorëzuar, në çdo moment kam bërë më të mirën dhe jam kthyer, siç isha kete here titullar. Ne nuk  e kemi pasur luksin të luajmë me dy sulmues, por nëse do flisja për vete, normalisht që do doja një partner.

Megjithatë duhet të dimë forcat që kemi dhe zgjedhjet e trajnerit janë të duhura për t’u përballur denjësisht me ekipe si Italia apo edhe në të kaluarën Portugalia, Danimarka e Serbia. Uroj që në ndeshjet e ardhshme të mos ndalemi më dhe të vazhdojmë të luftojmë për të shënuar dhe për të marrë rezultate pozitive”, tha Çikalleshi.