Berisha i dënuar me Italinë! De Biazi ktheje kokën nga Strakosha

“Të fitosh 3-1 kundër Xhenoas nuk është pak. Të pësosh gol nuk është asnjëherë e bukur, por shpresojmë që të mos ndodhë më në të ardhmen. Unë i pafajshëm te goli? Gabimet bëhen gjithmonë, ndodhi, topi përfundoi në rrjetë. Tani të shohim para”, theksoi portieri Strakosha pas ndeshjes.

Të “shohësh para” për të do të thotë të bëhet pjesë fikse e kombëtares kuqezi e pse jo, të paraqitet pozitivisht me të duke zënë një vend në formacion. “Shpresoj që të arrij të shfaqem mirë edhe me fanellën e Shqipërisë dhe që shpejt të vijë edhe debutimi aty”, theksoi lojtari, i cili ka kohë deri në mars për të bindur De Biazin që e meriton ai fanellën e titullarit ndaj Italisë, kur të mungojë Berisha i pezulluar.