Kombëtarja e Spanjës e ka golshënuesin numër 1 në mbrojtje

Sergio Ramos është kthyer në një mit ne kombëtaren e Spanjës, për shkak të golave të tij të shumtë. Kapiteni është njëkohësisht golshënuesi më i mirë i momentit, pasi ndër lojtarët e grumbulluar, ai ka 18 rrjeta, ndërsa Alvaro Morata 13. Edhe gjatë periudhës që drejton Luis Enrike, është më i miri me 5 goditje të sakta ndaj 3 të Pako Alkaserit.

Mbrojtësi i qendrës vazhdon të realizojë 11-metërshat me gola si Panenka, dhe është një nga lojtarët difensivë më të suksesshëm në histori, pasi e ka kaluar kuotën e 100 golave (saktësisht, 107). Ai shënoi për të pestën ndeshje radhazi për Spanjën, duke qenë shumë pranë arritjeve të David Vijës, Hierros e Pirrit. Gjithsesi, duket e vështirë që kapiteni i Realit të kalojë ish-kapitenin Fernando Hierro, i cili realizoi 28 herë në kombëtaren spanjolle, duke luajtur më pak, 89 ndeshje, ndaj 162 të Ramosit.

Sfidanti.al