Klopi sulmon pas humbjes: Ata shënuan golat, ndërsa ne jo!

Një humbje 0-4 është nga ato ku ndoshta mund të ulësh kokën, t’u thuash tifozëve “më fal”, dhe të kthehesh të nesërmen në punë me synimin që të mos ndodhë më. Jurgen Klop e pranon se Mançester Siti “hera-herës ishte më I shpejtë se ne, më I rrjedhshëm në lojë”, por nuk e pranon krititikën e ish-mbrojtësit të “qytetarëve”, Riçards, se Liverpuli nuk pati mentalitetin e duhur për këtë ndeshje.

“Unë pashë një mentalitet të shkëlqyer (nga ana jonë), – shpërtheu Klopi I nervozuar, duke folur për “Skajin”, – ne nuk patëm rrjedhshmëri dhe në disa situata ata ishin më të shpejtë se ne. Ata I shfrytëzuan shanset e tyre, ndërsa ne jo. Ne patëm raste, patëm situatat tona. Kishim momente kur mund të kishim shënuar. Unë doja të shikoja nëse ne do të luanim me mentalitetin e duhur, dhe për mua kjo ishte në rregull. Nëse ju doni të mendoni se mentaliteti nuk ishte siç duhet, vazhdoni, por për mua ishte shumë mirë”.

Sfidanti.al