Klopi: As nuk ndjejmë, mendojmë, dhe përmendim titullin!

Përgjigja e tij ishte si një formulë e shenjtë, dhe besohet se këtë ia ka thënë edhe lojtarëve të tij. Jurgen Klopi është vërtetë trajneri i një skuadre që po shkon me vrap drejt fitimit të kampionatit, por përvoja i thotë që të bëjë kujdes. Pas suksesit 4-0 në fushën e Leisterit, tekniku gjerman “i hodhi ujë” entuziazmit dhe ftoi të gjithë që të bënin durim. “Ne as nuk ndjejmë që po e fitojmë titullin, – tha gjermani, – as nuk mendojmë për titullin dhe as nuk e përmendim titullin. Ne e dimë se jemi në fund të dhjetorit, dhe se është luajtur edhe më pak se gjysma e kampionatit”. Klopi duhet të jetë i lumtur që Liverpuli arriti në 500 gola nën drejtimin e tij, një mesatare e mirë me më shumë se dy gola për ndeshje. Gjermani ka 239 ndeshje në drejtim, me 143 fitore, 57 barazime e 39 humbje, ndonëse kohët e fundit humbjet kanë qenë “me pikatore”. Ai ka fituar Championsin, Superkupën e Europës dhe Kupën e Botës për klubet.

Sfidanti.al