Vjen Luftëtari europian, suksesi me Kamzën e ngjit të katërtin!

Ka mjaftuar një gol i shënuar 20 minuta para fundit nga Donald Rrapo që Luftëtari të fitonte ndeshjen ndaj Kamzës në fushën e vet, dhe të ngjitej ndjeshëm në tabelën e renditjes së Superligës. Përballja në Gjirokastër u luajt nën epërsinë e skuadrës vendase që pati raste të mira edhe kur ndeshja ishte në barazim, por edhe kur u shënua goli i avantazhit.

Lojtarë si Bregu, Abazaj e Ramadani ishin të rrezikshëm gjatë gjithë kohës. Kamza e trajnerit Ndreu nuk arriti ta përballonte kundërshtarin, pavarësisht lojtarëve cilësorë në përbërje.

Me këtë fitore, ekipi i trajnerit Hasan Lika u ngjit në vendin e katërt në Superligë, duke pasur 34 pikë, e duke lënë prapa Laçin, Kamzën dhe Partizanin. Gjirokastritët i kanë të gjitha mundësitë të luftojnë për një vend në Europë, duke qenë pranë Kukësit e Flamurtarit.

Sfidanti.al