Tirana dhe Teuta, kupa këtë vit duhet fituar për 100-vjetor!

Durrsakët i dhanë fund thashethemeve për marrëveshje me Kukësin, në “kryqëzimin kupë-kampionat”, duke luftuar fort për të dalë në finale. Skuadra e trajnerit Edi Martini madje realizoi përmbysje ndaj kuksianëve duke fituar 2-1 në “Niko Dovana”, ndërsa sfida do të jetë ndaj Tiranës për trofeun. Kishte 13 vjet që durrsakët nuk ia dilnin, dhe do të jetë një duel mes ekipeve të dy klubeve që janë themeluar 100 vjet më parë, në 1920.

Rroca kaloi në epërsi Kukësin në nisje të pjesës së dytë, por Kapllani në 73’ dhe Hoxha në 83’ i dhanë finalen Teutës. Trajneri edi Martini postoi një status në faqen e tij në FB ku shkruante: Ai ekip që ka karakter, çohet në këmbë atëherë kur rrëzohet”. Një aludim për humbjen 0-3 në ndeshjen e Superligës pikërisht ndaj Kukësit pak ditë më parë.

Sfidanti.al