Teuta mund Laçin dhe i largohet fundit, kurbinasit rrezikojnë Superligën!

Përfundoi me fitoren e Teutës sfida për mbijetesë në Durrës ndaj Laçit. Skuadra vendase e drejtuar nga trajneri Gugash Magani, triumfoi 2-0 dhe u largua ndjeshëm nga zona e rrezikshme në fundin e tabelës së Superligës.

Golat për Teutën u shënuan nga Bruno Dita në fundin e pjesës së parë dhe Markoviç në minutat e fundit të pjesës së dytë. Durrsakët u ngjitën ne kuotën e 31 pikëve dhe në vendin e gjashtë, duke lënë pas Tiranën që ka dy pikë më pak.

Nën drejtimin e trajnerit Magani, ata po zhvillojnë një pjesë të dytë shumë të mirë të sezonit, duke iu larguar fundit të renditjes dhe duke u kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Laçi, nga ana e tij, ka sërish 25 pikë duke qenë i rrezikuar për të rënë në Kategorinë e Parë, pasi ndodhet në vendin e tretë nga fundi.