Teuta, atje ku italianët ikin pa thënë mirë ..ciao!

Metamorfoza është  e dukshme: një sezon më parë, Teuta e Maganit, edhe pse pa yje në fushë, kosiderohej një “kockë mbytëse”, sidomos për fatin e trajnerëve kundershtarë. Këtë sezon, Teuta  është bërë e frikshme për vetë ..Teutën. Në 8 javë kampionat, “djemtë e detit” kanë përcjellur 3 trajnerë dhe nuk mund të flitet më siguri se si do të vazhdojë seriali i trajnerëve.

Fjalët e presidentit Hasanbelliu për trajnerin Italian, Cevoli ishin lakonike: “ Kur nuk ecën puna, kur nuk ke rezultate, ndërrimi i trajnerit është logjik”.  Edhe pse italiani humbi stolin me një peng për faullin e paqënë,  i cili u shndërrua në gol nga Vrapi, një gol që pati një shije të veçantë,  një gjë ka mësuar në futbollin shqiptar: kanë meritë edhe futbollistët në ndërrimin e shpeshtë të trajnerëve!  Edhe pse Teuta është disi e panjohur në lojë në krahasim me një vit më parë,  të bën përshtypje se me Maganin e linin zemrën në fushë.