Starova fiton derbin me tifozët, tani mund të parkohet ku të dojë

Kjo është foto e një baneri që ka bredhur në stadiumet ku ka luajtur Partizani, por edhe në fushaty e stërvitjes, për të qenë më i dukshëm për ata që ironizoheshin. Vetëm pak kohë më parë, tifozët kërkonin me ngulm largimin e trajnerit Starova dhe një tjetër anëtari të stafit të kuq, madje duke renditur edhe një sërë mëkatesh. Ishte po ky Sul, të cilin po këta tifozë po e trajtojnë si hero, pas fitores në Korçë. Një herë i thonin se është trajner mbrojtës dhe si pasojë ky Partizan nuk u pëlqente. Më pas i kërkonin Mazrekajn, i cili nuk ishte i gatshëm as në kohën e Sormanit dhe as tani, ku ai së bashku me një grup italianësh u largua përfundimisht.

Një periudhë, tifozët u mërzitën shumë me ndërrimet e shpeshta të Torasës, ndërkohë që edhe në Korçë, Starova e thirri në stol, por askush nuk ia përmendi. Pra një gjë është e sigurtë, tani Sula e ka fituar edhe derbin me njerëzit e shkallëve dhe nuk ka më lidhje me atë shenjën konvecionale që i kishin vënë në fytyrë, që detyron ndalimin e qëndrimit. Tani të njëjtët zëra e pranojnë si një prej trajnerëve më të mirë të vendit dhe në territorin e kuq mund të parkohet ku të dojë.